Connect with us

Lifestyle

Supa e Shijshme e Nënës – Receta që të Ngroh Shpirtin dhe Organizmin

Recetat më të dashura, me shijet që nuk do të harrohen kurrë janë gatimet e mrekullueshme nga duart e nënave.

Në mjaft zona të ndryshme të vendit, kur pyet se si e quajnë këtë recetë, amvisat buzëqeshin dhe tregojnë me krenari që mban emrin më të shtrenjtë në botë, Receta e Supës së Nënës.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë këtë supë me shije fantastike, e përgatitur nga nënat shqiptare brez pas brezi, me një shije të mrekullueshme që ngroh shpirtin e organizmin.

Gatitet lehtë dhe thjeshtë por shija e saj të përfshin tërësisht, menjëherë sapo e provon.

Kjo supë, kombinohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, bukë të thekur me salca të ndryshme, turshi të ndryshme por edhe byrekë shtëpie.

Mësoni më poshtë recetën e thjeshtë dhe përvetësoni përgatitjen e kësaj supe të mrekullueshme për ta përgatitur në çdo kohë.

Përgatitja e Supës nga Duart e Nënave

Përbërësit 

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

4-5 thela mish qengji ose pulë e freskët

2 lugë gjelle miell gruri

1 gotë me qumësht

E verdha e një kokërr veze

1 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle gjalpë

Kripë

Piper

Majdanoz i freskët

Përgatitja 

Zgjidhet mish qengji i majmë ose pulë e freskët dhe pritet në racione. ( mishi zgjidhet sipas dëshirës)

AgroWeb.org ju udhëzon që thelat e mishit t’i vendosni në një tenxhere, shtoni një lugue gjelle gjalpë të freskët dhe një lugë gjelle vaj ulliri, shtoni kripë, shtoni ujë deri sa thelat e mishit të mbulohen plotësisht dhe vendoseni të zjejë në zjarr të ngadalshëm derisa mishi të zbutet.

Në një enë, kaurdiset me një lugë druri mielli me gjalpë, në momentin që mielli zverdhet shuhet me qumësht dhe kaurdiset me një lugë druri në mënyrë që të mos krijojë kokrra.

Më pas, shtohet pak lëng mishi dhe trazohet derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

E gjithë masa në vijim i shtohet mishit dhe lihet që të zjejë përreth 5-7 minuta.

Pasi supën e kemi hequr nga zjarri dhe është ftohur pak, pritet me të verdhën e vezës dhe lëngun e limonit.

Të verdhën e vezës dhe lëngun e limonit rriheni me tel kuzhine para se ta shtoni tek supa.

Në fund i shtohet majdanoz i grirë hollë dhe një lugë gjalpë i freskët i shkrirë.

Kur shërbehet spërkatet edhe me piper të zi (sipas duesshirës)./AgroWeb.org

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *