Connect with us

Sport

Super i paguar dhe mbi peshë, ylli i PSG mund të largohet këtë verë

Marco Verrati mund të jetë një nga largimet surprizë nga PSG në verë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, mesfushori italian ka gjasë të “divorcohet” me kampionët e Francës për dy arsye.

Motivi i parë ka të bëjë me pagën. Futbollisti paguhet jo pak në sezon, por £12,376,000, shifër kjo e konsiderueshme. Arsyeja e dytë, sipas asaj që shkruhet, ka të bëjë me peshën. Verrati konsiderohet mbi-peshë dhe kontributi i tij në fushën e lojës ka ardhur në rënie vitet e fundit.

30-vjeçari është pjesë e parisienëve që prej 11 vitesh, periudhë në të cilën erdhi nga Pescara.

Advertisement