Kronike
“Super puna” në Kosovë/ Synohet të punësohen 10 mijë të rinj

Është prezantuar platforma “Super Puna”, e cila ka për qëllim punësimin e mbi 10 mijë të rinjve. Për këta të fundit që punësohen për herë të parë, shteti do të subvencionojë pagën minimale në vlerë 264 euro. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, kanë publikuar fillimin e pilotimit të skemës së garantuar të punësimit për të rinjtë, të quajtur “Super Puna”. Kjo skemë parasheh subvencionimin e pagës në shumë deri 264 euro nga Qeveria e Kosovës për gjashtë muajt e parë të punësimit të të rinjve. Skema parasheh punësimin e 10 mijw të rinjve të sektorët publikë dhe privatë të tregut të punës. punësimi i të rinjve do të bëhet përmes një platforme të automatizuar dhe të integruar me agjencionet përkatëse qeveritare si AShI-ja, ATK-ja dhe ARBK-ja. Ai ka thënë se platforma do të jetë online dhe do të jetë e qasshme për bizneset që kanë nevojë për punëtorë, si dhe për të rinjtë që kanë nevojë për punë. “Sot prezantojmë para jush platformën ‘Super Puna’. Premtimi ynë ishte që për secilin të ri të moshës 18 deri 25 vjeç të ketë pra punën e parë të garantuar dhe të mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Dhe, ky premtim tanimë po zbatohet. Pilotimi i projektit do të jetë në mbështetje për gjashtë muaj për secilin të ri që punësohet në tregun e punës me subvencionimin e pagës minimale prej 264 euro”, ka thwnw Hekuran Murati. Ministri i Financave tha se, bazuar në testimin që është kryer deri më tash, bizneset janë interesuar që të dyfishojnë pagën minimale për punonjësit e rinj. Sipas tij kushti për bizneset është që punonjësit e rinj të kenë pagë minimale në vlerë 264 euro, të cilën e subvencionon të plotë qeveria.

