Connect with us

Aktualitet

SUPER-VJEDHJA/ Flet burri i pastrueses…Po Ulsi Manja?

Spartak Dobi i ka dalë në mbrojtje djalit të tij dhe bashkëshortes, Havier dhe Rozeta, të cilët akuzohen për një sërë grabitjesh.

“Asnjë fjalë me bashkëshorten. I kam dërguar ushqim dhe kaq. Nuk më kanë lënë të flas, ta takoj. Unë nuk dija gjë për paratë. Jam pensionist. Eci 50 metra dhe ulem për një kafe, kaq bëj. Unë jam habitur se si i ka marrë këto makinat sepse do e merrja vesh. Nuk i kam parë këto makina. Ka ato gjera që kishte më parë, edhe sot ato rroba ka veshur. Tani çfarë nuk bën vaki. E di shteti se çka ndodhur. Këto para i ka futur tjetër njeri  në shtëpi. Nuk jam në dijeni të lekëve. Marr një pension 150 mijë lekë dhe shkoj në shtëpi, ha bukë me domate. Unaza, një diçka janë gjetur në shtëpi, që ja kam blerë unë por jo të tjera. Nuk e di kush i ka vendosur. Nuk kam asnjë kundërshtar. Rozeta ishte sanitare nëpër shtëpi. Nuk i njihja kush ishin. Nuk hapej gruaja, shikonte punën e vet. Punonte me dy turne, vinte në orën 10 në darkë në shtëpi.
Ulsi Manjas i kam dërguar një letër. Nuk e njoh hiç. Kërkoj të më lirojë djalin. Nëse ka faj bashkëshortja, por nuk besoj se djali ka faj. Për mua djali është yll. Dhe për lagjen, dhe në shkollë, shkoni pyesni. Është në shkollë të mesme. 20 vjeç. Makinën e parë ja kam blerë unë, e ka djali me ngjyrë të bardhë, benz C-Class. Bëhet fjalë për dy makina të tjera. Se kush ja ka lënë në dorë, t’i gjejë vetë.” – deklaroi ai.
Advertisement