Connect with us

Kosova

Super Zajednica/ Krasniqi: Preambula e draft statitit i referohet Rezolutës 1244 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka cilësuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilën Kosova e pranoi javë më parë, ndonëse sipas tij i njëjti nuk është final, si një “super-zajednicë”, meqë ky mekanizëm është pranuar në këmbim të njohjes de facto e jo de jure.

I pyetur për komentet e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, i cili deklaroi se draft-statuti është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Krasniqi, tha se garanci për këtë nuk mund të jap askush në këtë fazë.

Krasniqi, i cili ka pranuar se e ka lexuar draft-statutin e përpiluar nga komuniteti ndërkombëtar, por jo në takimin që ka pasur me të deleguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili javën e kaluar takoi krerët e partive opozitare, ka thënë se në momentin kur në preambulë të draft-statuti ka referenca direkte të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, atëherë nuk vlen më Kushtetuta e Kosovës.

 

Advertisement