Sport
Superliga/ Pas pak nisin ndeshjet e javës së 7
Duke nisur nga ora 13:30 nisin ndeshjet e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë Superiore.
Një ndër ndeshjet interesante do të jetë përballja mes Kukësit ndaj Bylisit, ndërsa kryesuesit e Vllaznisë do të luajnë kundër Kastriotit.
Java mbyllet me ndeshjen kryesore të javës, Partizani-Teuta.
Ja të gjitha ndeshjet e sotme:
13:45 Apolonia – Skënderbeu
13:45 Bylis – Kukësi
13:45 Kastrioti – Vllaznia
13:45 Laçi – KF Tirana
16:45 Partizani – Teuta
RTV ORA/
Sport
Roma triumfon në fund, në Friuli vendos goli i Cristante (VIDEO)
Ndeshja mes Udineses dhe Romës, e cila u ndërpre para disa ditësh në minutën e 71-të për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të Evan Ndicka, ka përfunduar 1-2. Goli i parë i sfidës mban firmën e Pereyras, në të 23-tën minutë. Ekipi i De Rossit barazoi në të 64-tën, me Lukakun.
Mysafirët ndezën festën në Bluenergy Stadium – Stadio Friuli (Udine), falë golit të Cristante. Me këtë rezultat, Roma shkon në kuotën e 58 pikëve në vendin e pestë. Udinese renditet në vendin e 17-të.
Sport
Nuk ka mrekulli për Tiranën, Kukësi “fluturon” në finalen e Kupës, sfidon Egnatian
Kukësi është kualifikuar për në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë. Verilindorët iu falën fitores 2-0 në aktin e parë ndaj Tiranës, teksa sot u mundëm minimalisht 1-0 në “Air Albania”. Bardheblutë shënuan në minutën e 21-të me Deliun, me një gol mjaft të bukur. Ekipi i Fagut fitoi besim për përmbysjen e madhe, duke spostuar kështu kundërshtari në gjysmëfushën e vet.
Kuksianët barazuan me Lamçen në të 45-tën, por goli u anulua për prekje me dorë. Pjesa e dytë nuk prodhoi gol, me ekipin e Bledar Devollit që shkon kështu në finale
Një biletë për në finale preu edhe Egnatia, e cila eliminoi Vllazninë në kohën shtesë. Ndeshja e parë pati përfunduar 1-0 për rrogozhinasit, ndërsa në “Loro Boriçi”, Balaj me shokë triumfuan 1-0.
Shkodranët realizuan me Alivodën në minutën e 29-të, duke ndezur festën në stadium. Ekipi i Qatip Osmanit u vendos në kërkim të golit të dytë, por hasi mjaft ëvshtirësi, pasi prapavija kundërshtare ishte vendosur mirë. Në minutën e 65-të, të besuarit e Edlir Tetovës provuan të barazonin shifrat me Ramën, pa ia dalë dot. Me këtë rezultat, ekipet iu drejtuan shtesës. Albano Aleksi u ndëshkua me karton të kuq në të 94-tën, edhe pse në inferioritet numerik, Egnatia “tundi rrjetën” në të 103-tën me Montenegron, duke “rrëmbyer” kualifikimin.
Finalja Kukësi-Egnatia do të zhvillohet më datë 14 maj, në ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”.
Sport
Humbje ‘e ëmbël’, Juventusi e pëson 2-1 nga Lazio! ‘Zonja’ është finaliste e Kupës së Italisë
Lazio fitoi 2-1 kundër Juventusit në “Olimpico”, por kjo nuk u shërbeu djemve të Igor Tudor që të eliminonin “Zonjën e Vjetër”. Falë suksesit 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, rezultati i kthimit edhe pse jo në favor bën që Juventusi të jetë finalisti i parë i Kupës së Italisë.
Pas këtij momenti “Zonja e Vjetër” u shkund dhe nisi sulmet. Duhej ndërhyrja nga stoli e Allegrit me hedhjen në fushë të Milik në vend të Vlahovic që bardhezinjtë të shënonin.
Vetëm dy minuta në fushë Milik gjeti golin e 2-1 që i dha Juves një biletë për në finalen e madhe. Tanimë bardhezinjtë presin duelin e sotëm mes Atalantës dhe Fiorentinës (0-1 ndeshja e parë) për të mësuar rivalët e finales që luhet më 15 maj në “Olimpico”. Në humbjen e Lazios Hysaj luajti 90 minuta.
Sport
Kombëtarja kuqezi me 26 lojtarë në Gjermani, vendoset për zgjerimin e listës e Europianit
Ndryshime të rëndësishme për Euro 2024. Sipas lajmit të publikuar nga Sky Sports Neës, lista e të ftuarve për kombëtaret që do marrin pjesë në premierën e Europianit zgjerohet nga 23 në 26 futbollistë.
Në këto kushte, me shumë mundësi, trajneri i Kombëtares, Sylnvinho do të ketë më shumë mundësi zgjedhje-je dhe më pak “dhimbje koke”. Kujtojmë se tekniku kuqezi, ishte një nga dy trajnerët (së bashku me Deschamps), që ishte kundër kësaj ide-je, pasi grupi sipas tij mund të menaxhohet më mirë me 23 lojtarë.
Sugjerimi për këtë ndryshim u bë fillimisht gjatë një takimi të trajnerëve t në Dusseldorf dy javë më parë, por në një takim të komitetit kombëtar të garave të UEFA-s të hënën, Sky Sports News mësoi se delegatët votuan në favor të ndryshimit të rregullave për Euro 2024, duke kaluar nga një limit prej 23 lojtarësh në 26.
Sport
Interi kampion i Italisë për herë të 20-të në histori, mposht 1-2 Milanin dhe feston në derbi për herë të 6 radhazi
Interi është kampioni i Italisë për herë të 20-të në histori, me zikaltrit që tanimë mund të vendosin në gjoks yllin e dytë aq të dashur.
Dueli i së hënës nisi mirë për Interin që shënoi me Acerbin në minutën e 18-të. Goli i dytë u shënua në pjesën e dytë nga Thuram në të 49 minutë, teksa goli i Tomorit në të 80’ shërbeu sa për statistika, me Milanin që nuk mundi t’ua shtynte festën e titullit ’kushërinjve’ dhe rivalëve më të mëdhenj.
Shtatë minuta në këtë duel edhe për Kristjan Asllanin, që feston titullin në fushë dhe zbret nga froni Napolin. Pasi Rrahmani festoi sezonin e shkuar me Napolin, një tjetër shqiptar është kampion i Italisë. Në fund nuk mungoi edhe tensioni, me Theo dhe Dumfies që u përplasën mes tyre dhe dolën me karton të kuq. I kuq edhe për Calabrian që goditi Fratessin dhe Milani e mbylli me nëntë lojtarë.
Ky është titulli i parë kampion edhe për trajnerin Simone Inzaghi, me Interin që pesë ndeshje nga fundi i sezonit mbyll llogaritë dhe ngjitet në kuotën e 86 pikëve, 17 më shumë se Milani i vendit të dytë.
-
Pinknews21 hours ago
ÇIFTI vendosi të lërë shtëpinë/ Donaldi jep GODITJEN produksionit
-
Pinknews20 hours ago
Emocionuese/ Momenti kur Donaldi lart nga qielli surprizon binjakun e zemrës, Romeon
-
Pinknews21 hours ago
Serial dramatik/ Ish-partneri i Heidit tek Grande Fratello do hyjë në BBVIP?
-
Pinknews18 hours ago
E trishtë/ Ish banori i ‘BBV’ humb njeriun e afërm: Zot…
-
Pinknews20 hours ago
Çfarë ndodhi? Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur
-
Pinknews21 hours ago
‘Do vi në Kashar për ty’/ Mesazhi i fansit për Heidin nevrikos keq Romeon (VIDEO)
-
Pinknews17 hours ago
“Vetja ime e bukur”/ Françeska bën telefonatën e çuditshme: E di që nuk ke më shpresa…
-
Kosova22 hours ago
Ish-komandanti i UÇK-së lirohet nga akuza për krime lufte (Detajet)