Connect with us

Kosova

Supersfida Shqipëri-Serbi! Reagon Kurti: Me pak fat, mund të merrnim tre pikë

Pas barazimit pa gola mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Air Albania”, ka ardhur një reagim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në rrjete sociale, Kurti shprehu mbështetjen për Kombëtaren shqiptare, duke theksuar se ekipi kuqezi e dominoi takimin dhe me pak më shumë fat mund të kishte dalë fitues. Ai u shpreh optimist për vijimin e kualifikueseve, duke besuar në një sukses përfundimtar të Shqipërisë.

Postimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti:

 

 

Pritjet ishin të mëdha, vëmendja gjithashtu! Me pak më shumë fat në fund të pjesës së parë, mund të kishim marrë të tri pikët nga ndeshja. Andaj, barazimi na la të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren, e cila luajti më mirë se kundërshtari i saj. Në fund të këtyre kualifikimeve jemi të bindur se Shqipëria do të triumfojë.

Advertisement