Connect with us

Aktualitet

Surpriza e Dibrës, PS po i merr mandatin e tretë PD-së, kryeson me mbi 61% të votave

Ka nisur numërimi në Dibër, ku janë hapur kutitë e para. Numërimi ka nisur në dy bashki, në Mat dhe në Klos. Deri tani kryeson PS në të paktën 26 kuti të numëruara dhe të raportuara, por edhe në ato që ende nuk janë referuar nga KQZ.

Deri në orën 04:00 raportohej se PS kishte marrë mbi 4 mijë vota, ose pak më shumë se 61%, që i jepte edhe mandatin e tretë në këtë qark, duke përmbysur një nga bastionet e demokratëve.

Ky qark ka 5 mandate dhe sipas rezultateteve të deritanishme raporti është 3 me 2 për PS. PD ka rnëë në 35,6% në shifrat e deritanishme të raportuara.

Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale në rang kombëtar

Advertisement