Politike
Surprizat e kabinetit “Rama 4″/ Zarfi që pritet të vendosë qeverisjen e re hapet më 11 shtator, emrat mister

Kryeministri Edi Rama e ka gati për ta hapur zarfin e shumëpritur, me emrat e skuadrës së tij të katërt me të cilët do të qeverisë.
Një burim nga PS i tha gazetarit Muhamed Veliu se do të jetë data 11 Shtator ora 10:00 kur do të mblidhet asambleja socialiste.
Në mbledhjen e asamblesë socialiste të 11 Shtatorit po ashtu do të mësohet se kujt do t’ia besojë Rama postin e zëvendëskryeministrit, kryetarit të parlamentit dhe kreun e grupit parlamentar.
Sikurse shpalosja e prioriteteve qeverisë për katër vitet e ardhshme.
Fillimisht u mësua se seanca e parë konstituive e parlamentit do të ishte data 10 Shtator. Por burime nga kuvendi thanë se seanca e parë e parlamentit të ri do të zhvillohet, pas mbledhjes të asamblesë socialiste të 11 Shtatorit.
Askush nga ministrat aktualë nuk e di nëse do të vijojë së qëndruari në detyrë. Dy duket se do të jenë parimet mbi të cilat Rama ka konturuar e ndërtuar skuadrën e re qeverisëse.
Së pari do të ulë në tryezën e këshillit të ministrave ministra me profil të lartë teknik kjo në shërbim të procesit të mbylljes te kapitujve të hapur.
Së dyti Edi Rama është kujdesur të ketë në skuadër ministra me sa më pak ngarkesë përballje të mundshme me SPAK gjatë katër viteve të ardhshme.
Sikurse nuk përjashtohet mundësia e pasjes të ndonjë ministri i cili vjen nga diaspora.
Numërimi drejt 11 shtatorit ka nisur ashtu si edhe ethet për ministrat aktualë dhe aspirantët që duan të zënë vendet e tyre. Ama një gjë është e sigurt.
Plot surpriza priten në përbërjen e Rama 4!/tch

