Kosova
Sveçla: Nëse KFOR-i nuk vepron, ne do t’i heqim vetë barrikadat
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se situata e sigurisë në veri të vendit është rënduar edhe më shumë dhe u shpreh se autoritetet presin që KFOR-i të veprojë sa më shpejt, por shtoi se nëse kjo nuk ndodh, Kosova do t’i heqë vet.
Për hir të një stabiliteti më të madh, ne po presim që kjo të bëhet nga vetë ata që i kanë vendosur barrikadat apo nga KFOR-i. Por, pritja e ka fundin e saj”, tha Sveçla.
Dje, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç, paraqiti kushtet për heqjen e barrikadave. Ai kërkoi që paraprakisht të lirohen serbët e arrestuar, të tërhiqen “listat sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve” dhe të tërhiqen njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.