Connect with us

Kosova

SVEÇLA VENDOS KUSHTE/ Serbia me dy organizata terroriste, bashkëpunim me Vuçiçin nëse…

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deklaroise Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për stabilizimin e situatës pas sulmit të fundit terrorist në Zubin Potok, duke përfshirë parandalimin e sulmeve të tjera, riparimin e dëmeve emergjente dhe hetimet për përgjegjësit.

Ai akuzoi qeverinë serbe dhe presidentin Aleksandar Vuçiç për mbështetje të drejtpërdrejtë ndaj grupeve terroriste që veprojnë në veri të Kosovës, përfshirë “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” dhe identifikoi Milan Radoiçiçin si liderin në terren të sulmit në Banjskë, duke kërkuar arrestimin e tij.

‘Radoiçiçi është pjesë e grupeve, lideri në terren i sulmit në Banjskë. Serbia në njërën anë flet për bashkëpunim dhe në anën tjetër nuk arreston kryeterroristin që endet i lire” – deklaroi Svecla

Ministri gjithashtu paralajmëroi për rreziqet e tensioneve rajonale dhe ndërkombëtare, duke lidhur situatën me konfliktin Rusi-Ukrainë dhe tensionet në Gaza dhe Kinë-Tajvan.

‘Nuk do befasohesha që Serbia dëshiron ta shfrytëzojë vakumin presidencial në SHBA dhe ky do ishte shans për Vuçiçin. Kjo sjellje e qeverisë kriminale të Beogradit ka të bëjë edhe me gjendjen apo situatën gjeopolitike në gjithë globin” – theksoi ministri I brendshem.

Advertisement