Connect with us

Sport

Sylvinho në qiellin e shtatë pas kualifikimit në EURO2024: Ja si ia dolëm

Shqipëria siguroi për herë të dytë një biletë për në Europian, këtë herë drejt Gjermanisë dhe me një trajner si Sylvinho në stol. Tekniku brazilian kthehet pas në kohë duke pranuar se në momentin e parë as që e imagjinonte një përfundim të tillë. Në një intervistë të dhënë për median angleze “EuroSport”, ai zbuloi filozofinë e tij dhe mënyrën se si punon me lojtarët gjë e cila ka sjellë dhe rezultatet e dëshiruara në këto kualifikuese.

Është një ëndërr për mua. Nëse dikush do të më thoshte një apo dy vite më parë: A do të shkosh te Shqipëria? Do i thosha, pse. Nuk e di. Pra, ajo që dua të them është se: kur je një trajner, ose dhe lojtar, çdo gjë është shumë e shpejtë. Preferoj të përjetojë atë moment. Synimi jonë, ëndrra jonë, është të përgatisim ekipin për 6-7 muajt e ardhshëm.

Unë besoj shumë të marrëdhënia me lojtarët, e kam thënë edhe më herët, është ndryshe kur në mes futet një përkthyes, është ndryshe kur flet me zemër, kur i sheh në sy lojtarët. Është shumë e rëndësishme gjithashtu të flasësh me lojtarë të caktuar, por më e rëndësishmja është zemra dhe shpirti që ke në skuadër, pa këto nuk mund të luash. Mund të jesh një lojtar i madh, mund të jesh një lojtar ndryshe, por nëse nuk ke frymën, shpirtin e grupit, nuk mund të arrish objektivin tënd. Futbolli nuk është një lojë individuale, është një lojë ekipore”, deklaroi ai. (VIDEO)

 

 

Advertisement