Connect with us

Kosova

Sytë e ngulur mbi Amerikë/ Ja çfarë ka kërkuar Vuçiç në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për shkak të vendimit të Kryeminstrit të Kosovës Albin Kurti për ndalimin e dinarit në Kosovë.

“Të hënën përfaqësuesi ynë në misionin në OKB do të paraqesë kërkesë me shkrim për një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara” – ka thënë Vuçiç duke shtuar gjithashtu se është i bindur që të gjithë do të arrijnë të kuptojnë “pasojat e veprimeve kriminale të kryeministrit të Kosovës, lidhur me dinarin”.

“Qëllimii i heqjes së dinarit, është spastrimi etnik i serbëve nga Kosova”- ka vazhduar Vuçic duke ritheksuar se do të kërkojë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Në margjinat e OKB-së, burime diplomatike në kushte anonime, thane se probaliteti që një kërkesë e tillë të merret parasysh nga Këshilli i Sigurimit eshte pothuajse 100%.

Po Çfarë kushtesh ka KS për të pranuar një kërkesë të tillë!?

Mjafton një kërkesë e çdo vendi anëtar të OKB, (për të qenë më konkret Rusia) e mbështetur nga një ose më shumë anëtarë të Këshillit te Sigurimit dhe presidenca është e detyruar ta pranojë. Natyrisht, që ka nje kohezion dhe nuk mundet të bëhet “aty për aty” kur e dëshiron kërkesbërësi, sepse ajo do të varet nga presidenca se kur vendos ajo te bëhet. Ka një kusht nëse është kërkuar takim urgjent, ajo duhet organizuar brenda disa ditësh dhe duhet të deklarohet “i hapur ose i mbyllur.”

I pyetur se çfarë konsekuencash mundet të ketë Kosova, burimi diplomatic u shpreh: Thjesht do të jetë një diskutim, pa asnjë vendim. Më e keqja është ekspozimi në një dritë jo të mirë të Kosovës ndërkohë, që për këtë çështje ajo nuk ka as mbështetjen e partnerëve. Po ashtu, kjo shkon në interes të Serbisë dhe Rusisë që duan ta mbajnë Kosovën aty ku dhe si duan ata.

Dhe së fundmi, kjo i shërben Vuçiçit, sidomos në këtë situatë të krijuar në Serbi pas zgjedhjeve të manipuluara dhe protestave te opozites. Permes saj, Vucic tërheqë vëmendje, ndërkohë që është në presion brenda vendit.

Së fundi, në fjalorin diplomatik përdoret shpesh shprehja: “Thikë me dy presa” a mund të jetë e tillë në këtë rast? – u pyet burimi diplomatiK nga OKB

Ai tha se nga njëra anë Kosovës i jepet mundësia të flasë në këtë takim – nëse do të mbahet dhe të qartësojë pozicionin e saj, logjikën e vendimit dhe të sigurojë të gjitha vendet se vendimet e saj nuk cenojnë të drejtat e komunitetit serb atje. Nga ana tjetër, Kosova nuk ka interes të vazhdojë të jetë në agjendën e Këshillit të Sigurimit dhe të paraqitet si rrezik për paqen dhe sigurinë, kur në fakt i vetmi rrezik real i saj është politika serbe dhe përpjekjet e saj të vazhduar me të gjitha mjetet, përfshirë përmes bandave të armatosura, për të influencuar politikat e brendshme të një vendi Sovran”

Advertisement