Kosova
Szunyog: Pakicat kanë rol vendimtar në integrimin e Kosovës në BE
Tomas Szunyog, shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, ka deklaruar se përfaqësuesit e komuniteteve pakicë janë pjesë e rëndësishme e strukturës politike në Kosovë. Sipas tij, pakicat luajnë rol vendimtar përfaqësues në demokracinë e vendit.
Shefi i BE-së është takuar me përfaqësues të pakicave për të diskutuar rolin dhe mbështetjen e tyre në implementimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Përfaqësuesit e komuniteteve pakicë janë pjesë e rëndësishme e strukturës politike të Kosovës dhe luajnë një rol vendimtar përfaqësues në demokracinë e Kosovës. Kontributi i tyre në arritjen e progresit në rrugën e integrimit të Kosovës në BE është i domosdoshëm”, ka deklaruar ai