Connect with us

Politike

Tabaku: Profesionistëve të lirë iu kthyen 6 mln euro që ua morën padrejtësisht

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sot, kur përfundon afati për kthimin e 6 milionë eurove profesionistëve të lirë, të cilat ishin mbledhur në mënyrë të padrejtë nga qeveria përmes një takse që Gjykata Kushtetuese e shpalli si antikushtetuese.

Profesionistët e Lirë së bashku me deputeten Tabaku kanë qenë kundërshtaret më të fortë të kësaj takse, duke e denoncuar që në fillim si të padrejtë dhe duke e çuar çështjen deri në Gjykatën Kushtetuese

Pas vendimit që e rrëzoi atë taksë, Tabaku kërkoi jo vetëm heqjen e taksës, por edhe rikthimin e shumave të mbledhura padrejtësisht nga profesionistët e lirë. Po ashtu, ajo ka propozuai në shtator një ligj që synon kthimin e kësteve marra padrejtësisht.

“Pas një beteje të drejtë kundër padrejtësisë, arritëm të gjunjëzojmë një qeveri që dje u mori paratë padrejtësisht dhe sot i rikthen. Fuqia e bashkimit të shqiptarëve e rrëzon një qeveri të padrejtë!”

 

 

Ky kthim konsiderohet një fitore e rëndësishme për profesionistët e lirë dhe një hap drejt drejtësisë tatimore. Demokratja Tabaku thekson se do të vijojë të mbrojë të drejtat e qytetarëve dhe të punojë për ndërtimin e një sistemi të drejtë dhe transparent tatimor, që garanton barazi për të gjithë shqiptarët”, shkruan Tabaku në rrjetet sociale.

Advertisement