Politike
Tabaku, si rrallë herë flet për jetën private: Ja si ma vodhi zemrën bashkëshorti, shoku im më i mirë
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka mbajtur gjithmonë një profil të ulët të jetës së saj private, ku është kujdesur të mos e përfshijë kurrë në jetën e saj publike si politikane.
Mbrëmjen e sotme e ftuar “Në Kurthin e Piter-Pan”, deputetja demokrate ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj private ku si asnjhërë më parë ka treguar se si është dashuruar me bashkëshortin e saj, me bankierin Saimir Sallaku.
Tabaku ka zbuluar se bashkëshorti i saj është kritiku i saj më i madh dhe gjithmonë e këshillon se çfarë duhet të bëjë më mirë. E pyetur nga një prej fëmijëve në emision, Jorida Tabaku tregoi se bashëshorti ja mori zemrën avash avash, si shok pastaj si burri i saj.
“Ma mori avash-avash. Ishte shoku im më i mirë dhe tani është edhe bashkëshorti im. Është kritikuesi im më i madh, më këshillon çfarë të bëj më mirë. Unë e dëgjoj sepse më ndihmon të përmirësohem. Kur flas, kur debatoj e ka gjithmonë një mendim.”
Deputetja Jorida Tabaku është martuar përpara se të bëhej pjesë e politikës, me bankierin Saimir Sallaku, me të cilin ka tre fëmijë: binjaket Arba dhe Iris dhe djalin Dren.