Connect with us

Kosova

Tafani: U harxhuan 55 mld USD në luftën e 1999 dhe kosovarët e harruan, Kulluri: SHBA nuk ikën nga Kosova

Analisti Endri Tafani kujtoi se SHBA, NATO dhe BE kanë investuar 55 mld dollarë në operacionin për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë, por duket se kosovarët e kanë harruar.
“Ka kushtuar 55 mld dollarë operacioni ushtarak i vitit 1999 në Kosovë nga SHBA, NATO dhe BE. Dhe amerikanët vijojnë dhe investojnë në Kosovë, është vendi më i mbështetur me financime. Por mesa duket është harruar nga qytetarët e Kosovës. Trump po detyron Europën të mbajë përgjegjësitë e veta, edhe në lidhje me 2%-in e NATO-s. Por edhe Kosova duket se e ka harruar faktorin amerikan. Kjo ndodh sepse nuk kanë ditur që të bëjnë kompromise, që nga ata të UÇK-së. Trump e ka bërë të qartë se do të largojë 20% të trupave nga Kosova, do të shkëputet nga Europa. Ka vende të tjera që ofrojnë më shumë se Kosova për baza amerikane. Janë në momentin kur amerikanët duan të dalin nga mbrojtja ushtarake në Kosovë, puna është çfarë do bëjnë kosovarët, si do të mbrohen?”, analizoi ai.
Kulluri mendon se ka rrezik potencial konflikti në Ballkan, ku nuk krahasohet as buxheti mes Serbisë dhe Kosovës.
“Nuk tërhiqet SHBA nga Ballkani, sepse situata ka potencial të rrezikshëm. Ne e dimë rrezikun në rajon dhe Ballkan dhe se kush e nxit Serbinë. SHBA nuk mund të bëhet sebep për konfliktin. Kurti s’ka të drejtë të bëhet shkaktar i këtij konflikti”, thotë ai.
Enri Ceno bëri një përshkrim të situatës së fundit me auditimin në SHBA dhe fondet e USAID.
“Elon Musk është vënë në krye të auditimit, ku po punon 20 orë në ditë më stafin e tij dhe po kursen 1 miliardë çdo ditë. Trump ka urdhëruar një audit. Rezultoi se administrata e demokratëve është përfshirë në fushatë. Trump luan lojën e tarifave doganore sepse mallrat europiane shiten më shumë në SHBA sesa mnallrat amerikane në Europë. Defiçiti i SHBA është 300 miliardë dollarë. Përsa i përket auditit, këtu përfshihet edhe Kosova”, u shpreh ai ndër të tjera.
Analisti Kreshnik Osmani mendon se Kosova po ndodhet pranë presionit të SHBA-ve nëse nuk i jep zgjidhje situatës, pasi sipas tij, “historia është qelbur nga Kosova” ndja një miku që është krijuesi i atij shteti.
“Nëse SHBA tërhiqet nga aleanca me shqiptarët, humbet një aleat dhe del përballë rivalëve të saj të vjetër Kinës dhe Rusisë. SHBA nuk mund ta humbasë këtë aleancë. SHBA për Kosovën është më shumë se mike, është krijuesja e saj. Nëse miku të kujton borxhin, do të thotë ose ti e ke qelbur fare historinë dhe je treguar indiferent, ose miku është ngushtë. Amerika nuk prishet për 500 milionë, por po thotë mos më prishni lojën në rajon. Po i jep mundësinë përpara se të mbërrijë te ajo lojë, apo te faza e presionit. Pra po thotë lëvizni, zgjidheni situatën politikë, duam klasë që merret vesh me ne e nuk na e prish skemën”, shprehet ai.

Advertisement