Kosova
Tahiri: Kurti s’rrëzohet, bie vetë
Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nuk ka nevojë të rrezohet, pasi bie vet.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se Kurti është në kërkim të daljes nga ky “qorrsokak”, që sipas saj e ka krijuar vet.
Kjo nuk është hera e parë që Tahiri ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti. Sipas saj kryeministri ka arritur të dëmtojë aleancën strategjike të Kosovës dhe Amerikës.
Tahiri tha se kjo është hera e parë që Kosova ka një lider anti-amerikan.
“Prej antiamerikanizmit deri te donkishotizmi i tij, Albin Kurti arriti të dëmtoj aleancen strategjike mes Kosoves dhe Amerikes! Kosova u ndeshkua hapur nga Amerika me masat ndeshkuese te cilat i tha publikisht ambasadori amerikan Hovenier! “ – deklaroi Edita Tahiri