Connect with us

Politike

Takim me emigrantët në Greqi/ Berisha: Diktaturë që nuk zbaton asnjë ligj

Partia Demokratike takim me bashkëatdhetarët në Greqi me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë.

Ish-kryeministri dhe njëherazi kryetari i PD-së, Sali Berisha renditi dobitë e shqiptarëve të Greqisë në ekonominë dhe kulturën e shtetit fqinj.

Ndër të tjera, Berisha akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama për sjellje të papërgjegjshme me shtetet fqinje.

“Vjedhjen e fondeve dhe taksat e shqiptarëve. Një diktaturë që i ka të gjitha pushtetet dhe një diktaturë që nuk zbaton asnjë ligj dhe ndaj është cilësuar si forma me e keqe e çdo diktature. Kjo diktaturë nuk mund ta ketë jetën e gjatë. Në kërë kuadër duhet të shikoni edhe qëndrimet e tij në marrëdhëniet me Greqinë. E vërteta është se si çdo marrëdhënie fqinjësore, kanë pasur këto marrëdhënie uljet dhe ngritjet e tyre, por në tërësi ka predominuar fqinjësia e mirë. Ka predominuar respekti reciprok dhe kontributin më të madh në këto marrëdhënie e keni dhënë ju, emigrantët shqiptarë.
Ju ndërtuat jetën tuaj në Greqi, dhatë kontribut të madh në zhvillimin ekonomik të këtij vendi me mundin dhe djersën tuaj. Krijuat një vend të respektuar dhe të nderuar në komunitetet ku jetoni.
Keni kontribut të çmuar në jetën shoqërore, kultore, të gjithanshme të këtij vendi.
Ecuria e statusit tuaj, ndryshimet kanë qenë të pamohueshme dhe pozitive.
Të gjitha këto në radhë të parë për meritën tuaj, për kontributin tuaj dhe dua të theksoj se ndoshta rrallë mund të gjesh dy kombe më të pleksur njëri me tjetrin se grekët dhe shqiptarët dhe ky është një faktor i pamohueshëm.

PD është e konsoliduar të partneritetit me vendin ku jetoni.Të gjitha qëndrimet e Ramës janë të papërgjegjshme në raport me fqinjin tanë. PD arriti të firmosë marërveshjen e detit me Greqinë dhe ishte fitim-fitim, të cilën Rama paditi në Gjykatë dhe pasi u rrëzua kërkesa u soll në mënyrën më të papërgjegjshme me autoritet greke dhe në këtë mes humbi Shqipëria.”

Advertisement