Bota
Takim me kryeministrin kroat/ Borrell: Të jemi të bashkuar për de-përshkallëzimin në veri
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, është takuar me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç këtë të shtunë në Kroaci, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut. Temë diskutimi mes tyre ishte edhe situata në veri të Kosovës, për të cilën Borrell ka thënë se duhet të jenë të bashkuar dhe të fokusuar në de-përshkallëzim. Ai gjithashtu është shprehur se Kroacia është shembull suksesi për anëtarësimin e saj në BE.
“Faleminderit, kryeministër Andrej Plenkoviç për një shkëmbim të rëndësishëm mbi situatën rajonale, veçanërisht për Bosnjë e Hercegovinë. Gjithashtu edhe në veri të Kosovës, në momentet kur duhet të jemi të bashkuar, të fokusuar në de-përshkallëzimin dhe zgjidhjet e realizueshme. Historia e suksesit të Kroacisë është një demonstrim i qartë i fuqisë transformuese të BE-së”, ka shkruar Borrell në Twitter.