Connect with us

Politike

Takim mes drejtuesve të Policisë, diskutime se si të “shuajnë” protestën e 7 Tetorit

Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga ka mbledhur në një takim drejtorin e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, shefat e komisariateve në kryeqytet, si dhe drejtues të tjerë.

Burime për mediat bëjnë me dije se në fokus të këtij takimi ishin masat që pritet të merren nga policia për protestën kombëtare të 7 tetorit të thirrur nga Partia Demokratike.

Protesta ishte parashikuar të mbahej më datë 6 tetor, por PD e ka zhvendosur më datë 7 tetor.

Deputeti i PD, Edi Paloka, bëri më dije gjate mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, se protesta do të nisë të hënë në orën 18:00 para kryeministrisë dhe më pas do të shtrihet në të gjithë rrugët e Tiranës.

Partia Demokratike më 7 tetor, në orën 18:00, fton qytetarët të bëhen bashkë në Tiranë të bashkohet kundër padrejtësive. Mos pajtimi me padrejtësinë dhe më të keqen, fillon nga Kryeministria dhe do të shtrihet në të gjithë rrugët e Tiranës”, tha Paloka.

Advertisement