Connect with us

Aktualitet

Takimet në Bruksel, Rama: Pa lirimin e policëve, nuk ka hapësirë për përparim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Josep Borrell në përfundim të takimeve që pati ndaras me Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç. Në një postim të bërë në twitter, Rama shkruan se pa u liruar 3 policët e Kosovës që po mbahen të arrestuar në Serbi, nuk do të ketë asnjë përparim të vërtetë.

“Sapo ata të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti” – ka shkruar Rama

Për katër orë rresht, në Bruksel, Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, kanë zhvilluar “një seri takimesh për menaxhimin e krizave”, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe më vonë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Advertisement