Bota
Takimi 170 minutësh SHBA-Rusi nuk prodhon marrëveshje. Trump: Bëmë përparime. Putin: Kievi dhe BE-ja të mos e sabotojnë

“Nuk ka marrëveshje deri sa të ketë marrëveshje”: Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, bënë “përparime të mëdha” por nuk dolën nga samiti i sotëm në Alaska me një marrëveshje mbi luftën në Ukrainë.
Trump dhe Putin folën pranë njëri-tjetrit në skenë për rreth 10 minuta. Të dy treguan se kishte përparime gjatë bisedimeve private, por ato përfunduan pa një marrëveshje të qëndrueshme.
Por ai thotë se Rusia duhet të eliminojë “shkaqet kryesore” të konfliktit – dhe paralajmëron se Ukraina dhe Europa nuk duhet të “sabotojnë” bisedimet.
Putin e përshkroi takimin si një “pikënisje për zgjidhjen” e konfliktit.
Ai pajtohet me pretendimin e përsëritur të presidentit amerikan se lufta nuk do të kishte filluar po të kishte qëndruar në detyrë pas zgjedhjeve të vitit 2020.
Presidenti Trump tha se ende ka pika mosmarrëveshjeje dhe “nuk ka marrëveshje deri sa të ketë marrëveshje” – duke shtuar “nuk arritëm aty” pavarësisht përparimeve.
Ai thotë se “shumë pika u ranë dakord” por “disa pak” mbeten, duke shtuar se “njëra është më e rëndësishmja” pa specifikuar se cila.
Trump bëri të ditur se së shpejti do të telefonojë Zelenskyn dhe liderët evropianë – dhe se është “në fund të fundit në dorën e tyre”.
Presidenti amerikan përfundon duke thënë se “ndoshta” do të takojë sërish liderin rus së shpejti – Putin përgjigjet: “Herën tjetër në Moskë”.

