Connect with us

Aktualitet

Takimi i Dumanit me zyrtarë të lartë/ DASH zbulon detajet e bisedës: Nga droga te krimi i organizuar

Departamenti Amerikan i Shtetit ka ndarë detaje mbi takimin e kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit dhe zyrtarit të lartë në DASH për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan.

Sipas Top Channel, Dumani dhe Hanrahan kanë diskutuar për qëllimet e përbashkëta për ndalimin e trafikut të drogës krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Mes tyre janë diskutuar gjithashtu fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë.

“Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta të ndalimit të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani, për të diskutuar fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë”, thuhet në përgjigjen e DASH.

Takimi është zhvilluar tre ditë me dyer të mbyllura pa praninë e gazetarëve.

Advertisement