Aktualitet
Takimi i Ramës me emigrantët/ Greqia ndalon në kufi gazetarët shqiptarë
Gazetarët shqiptarë kanë hasur probleme në kufirin grek ditën e sotme. Teksa po tentonin që të shkonin në Selanik, për të ndjekur takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë ditën e nesërme.
Problemet për gazetarët shqiptarë janë nxjerr nga autoritetet greke. Sipas tyre gazetarët nuk kanë pasur në rregull dokumentet, gjë që është mohuar nga këta të fundit.
Sipas gazetarëve shqiptarë policia kufitare greke nuk i ka lejuar të kalojnë pa marrë një autorizim nga Ministria e Jashtme e Greqisë. Ndërkohë në Selanik për sigurinë e eventit kanë mbërritur edhe forcat e Gardës së republikës dhe Reneas, ndërsa policia greke ka vënë në dispozicion forca të shumta policore.