Politike
Takimi i Ramës në Athinë, Meta: Tallava, nuk çuditi askënd! Edhe kreu i PL tur me diasporën: Çunat e Londrës mezi po më presin
Ilir Meta në një konferencë për shtyp ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët e Greqisë.
“Tallavaja më e fundit që u shndërrua në një furtunë memesh anembanë globit që nuk çudit askënd. Është një regjim i kalbur dhe i korruptuar deri në palcë, të gjithë e dinë që administrate e bashkive dhe shtetërore zhvilluan një ekskursion në Athinë dhe është një rast i qartë i shpërdorimit të pozitës së kryeministrit për qëllime partiake dhe abuzive duke shkuar me të gjithë administratën.
Ishte e pamundur që koha të kalonte pa këngëtarët, ky ishte i vetmi element pozitiv për ata pak shqiptarë që shkuan në atë tallava”, tha Meta.
Turi i nisur nga Rama fillimisht në Athinë e më pas në një sërë vendesh të tjera me emigrantët shqiptarë, duket se është një strategji që do ta ndjekë edhe Ilir Meta. Ky i fundit tha se Partia e Lirisë është pro votës së diasporës dhe njoftoi edhe një tur takimesh me emigrantët, duke thënë se çunat e Londrës mezi po presin.
Ka një shpërthim të diasporës dhe ne kemi një organizim të ri, do ketë shpërthime ne Athinë, Selanik, gjithandej. Ata e dinë shumë mirë kush i ka përzënë dhe kush do i kthejë në vendin e tyre”, tha Meta për gazetarët.