Kosova
Takimi Kurti-SHBA-BE/ Ambasadori gjerman në Kosovë: Angazhimin për zgjidhje të qëndrueshme
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka komentuar vizitën e përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe SHBA-së në Kosovë. Rohde në profilin e tij në platformën “X”, ka shkruar se kjo vizitë tregon anagzhimin për një zgjidhje të qëndrueshme.
“Mbledhja e sotme e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesve nga Gjermania, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Italia, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, nënvizon angazhimin e palodhshëm për zgjidhje të qëndrueshme dhe në këtë mënyrë përshpejtimin e integrimit të plotë në familjen euroatlantike”, ka shkruar ai.
Pas takimit që ka pasur me emisarët është deklaruar edhe kryeministri Albin Kurti. Kurti ka thënë se në takimin me emisarët ka theksuar se pas sulmit terrorist siguria e kufirit të Kosovës është prioritet. Kryeministri ka njoftuar se pesëshja e emisarëve ka prezantuar planin e tyre të ri për të ecur para. I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak në një deklaratë për media pas takimit me Kurtin tha se BE-ja e ka një plan se si të vazhdohet me procesin e dialogut.