Connect with us

Kosova

Takimi Kurti-Vuçiç, Lajçak zbulon detaje: Kam folur me Kurtin…

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se takimi që do të zhvillohet nesër në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, është tepër i rëndësishëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Lajçak u shpreh se në forumin në Delphi të Greqisë ka folur me Kurtin rreth përgatitjeve për takimin e nesërm në kuadër të vazhdimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Kujtojmë se i pranishëm në takimin e nesërm në Bruksel do të jetë edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell.

Advertisement