Connect with us

Kosova

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Kryeziu: Duhet të jetë fer, i drejtë dhe i balancuar

Teksa është zbardhur agjenda e takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic, që do të mbahet më 14 shtator në kuadër të dialogut në Bruksel, Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, deklaroi që takimi duhet të jetë fer, i drejtë dhe i balancuar.

“Varet nga dinamikat e brendshme të takimit. Ne e dimë se çfarë mund të presim nga ky takim në vija të trasha, presim finalizimin e planit të sekuencuar të zbatimit të marrëveshjes, por ky takim duhet të jetë fer, i drejtë dhe i balancuar. Mos të ketë kushtëzim dhe bllokim të marrëveshjes duke vënë vëmendjen vetëm te njëra pikë e saj. Pikat e marrëveshjes bazike zbatohen në mënyrë të pavarura nga njëra tjetra”, – deklaroi Kryeziu.

Ai gjithashtu ka akuzuar Serbinë për shkelje të marrëveshjes së Ohrit.

“Ka pas ngecje në kuptim të zbatimit e kjo për shkak të qasjes së Serbisë dhe kushtëzimeve të saj. BE-ja e ka këndvështrim e vet dhe të qartë. Ndoshta jo aq sa ta thotë publikisht por kanë kaluar gjashtë muaj prej dakordimit të marrëveshjes bazike dhe prej atëherë përveç që është minuar, është shkelë me dhjetëra herë në mënyrë flagrante, duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo është evidente, nuk ka nevojë të bindet ndokush, ka munguar një kritikë më e ashpër e BE-së ndaj sjelljes së Serbisë” – theksoi Kryeziu

 

Advertisement