Connect with us

Kosova

Takimi Kurti-Vuçiç, Rama: Pranimi i propozimit të BE nga Kosova, moment kyç

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur takimin mes kryeministrit të Kosovës, Abin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

me anë të një postimi në “X” Rama ka përgëzuar kreun e qeverisë së Kosovës për pranimin e propozimit të Bashkimit Evropian për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gjatë ditë së sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar ne Bruksel me liderët BE, ashtu si Kurti edhe Vuçiç ka  zhvilluar të njëjtat takime.

Postimi i Ramës:

Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe.

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve.

Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve..

Advertisement