Connect with us

Kosova

Takimi me Osmanin/ Kongresmeni amerikan: Diskutuam për raportet strategjike…

Kongresmeni amerikan Mike Turner, ka reaguar pas takimit të zhvilluar me Presidenten Vjosa Osmani gjatë vizitës në Kosovë.

Në statusin e tij në rrjete sociale, Turner thote se gjatë takimin me Osmanin diskutuan për marrëdhënie mes vendit të tij dhe Kosovës, si edhe për marrëveshjen e Ohrit. Një marrëveshje që ka të bëjë normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Faleminderit Presidentja Vjosa Osmani për mikpritjen në Kosovë. E vlerësoj diskutimin tonë rreth raporteve strategjike mes SHBA-së dhe Kosovës dhe rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për të arritur paqe në rajon”, ka shkruar kongresisti amerikan.

Advertisement