Kosova
Takimi me Ramën/ Ambasadori i SHBA në Kosovë: Shkëmbyem…
Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jefferey Hovenier ka zhvilluar sot një takim të papritur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama edhe pse nuk ishte në axhendën e këtij të fundit në vizitën zyrtare në Kosovë. Në njoftimin zyrtar nga ambasada bëhet me dije se Hovenier pati mundësinë të shkëmbente mendime me kryeministrin Rama, por pa specifikuar për çfarë.
“Në përputhje me praktikën diplomatike, ambasadori Hovenier takohet shpesh me një gamë të gjerë zyrtarësh qeveritarë. Ambasadori u nderua që pati mundësinë të shkëmbente mendime me kryeministrin Rama”, ka deklaruar një zëdhënës i Ambasadës Amerikane.
Ende nuk ka një konfirmim për takimin Rama-Kurti, ndërkohë që ministrat e qeverisë së Kosovës kanë nisur të nënshkruajnë marrëveshjet që ishin parashikuar të firmoseshin në mbledhjen e anuluar të dy qeverive që do të mbahej më 14 qershor.