Connect with us

Bota

Takimi me Trump një fitore diplomatike për Putin? Ja çfarë deklarojnë ekspertët

Samiti në Alaskë midis Donald Trump dhe Vladimir Putin shihet si një fitore diplomatike për Kremlinin, duke i dhënë presidentit rus legjitimitet ndërkombëtar, sipas një eksperti të politikës ruse.

Profesor Stephen Hall, ekspert për marrëdhëniet ruso-post-sovjetike në Universitetin e Bath në Britani, tha për BBC-në se takimi “do të transmetohet gjerësisht në median shtetërore ruse si provë se Rusia nuk është më e izoluar në arenën ndërkombëtare”.

“Kjo i jep [Putinit] legjitimitet sepse ai do të takohet me Donald Trumpin – të ashtuquajturin udhëheqës të botës së lirë,” theksoi Hall.

Sipas tij, edhe nëse nga samiti nuk dalin rezultate konkrete, Rusia do të përfitojë nga vetë fakti i takimit. Ai beson se Putin nuk është i interesuar për një përfundim të negociuar të luftës në Ukrainë.

“Putini dëshiron negociata, por jo një fund të negociuar. Ai synon t’i tregojë botës se Rusia i nevojitet Amerikës,” shton Hall.

Takimi i shumëpritur mes Trump dhe Putin ka ngjallur shqetësime në Kiev dhe më gjerë, për shkak të ndikimit që mund të ketë në konfliktin ruso-ukrainas dhe perceptimin ndërkombëtar të legjitimitetit të Putinit.

Advertisement