Aktualitet
Takimi me “UN Women Albania”/ SIGAL UNIQA, e para kompani sigurimi që firmos “Parimet e Fuqizimit të Grave”
Drejtues të SIGAL UNIQA Group Austria pritën në një takim përfaqësues të UN Women
në Shqipëri.
Gjatë takimit, Z.Avni Ponari, CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria”, u shpreh se
kompania që ai drejton po krijon në vazhdimësi një mjedis pune ku të gjithë individët
mund të shprehin më të mirën e aftësive të tyre, duke inkurajuar fuqizimin e grave në të
gjitha kompanitë e Grupit
Drejtues të SIGAL UNIQA Group Austria pritën në një takim përfaqësues të UN Women
në Shqipëri.
Gjatë takimit, Z.Avni Ponari, CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria”, u shpreh se
kompania që ai drejton po krijon në vazhdimësi një mjedis pune ku të gjithë individët
mund të shprehin më të mirën e aftësive të tyre, duke inkurajuar fuqizimin e grave në të
gjitha kompanitë e Grupit dhe duke u kujdesur që kontributi i tyre të vlerësohet siç
duhet.
Ndërkohë ai ritheksoi angazhimin e tij për të ndërmarrë hapa më të mëdhenj dhe më të
shpejtë për fuqizimin e grave në vendin e punës dhe në komunitet.
Z.Ponari vuri në dukje në mënyrë specifike kuotat e grave dhe pozicionet e tyre në
hierarkinë e Grupit “SIGAL UNIQA”, i cili vepron jo thjesht si lider i tregut të sigurimeve
por edhe si një model në sektorin privat të biznesit për Fuqizimin e Grave.
“Si CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria”, jam i përkushtuar në zbatimin e politikave që
forcojnë pozicionin e gruas në kompani. Jam i lumtur të pohoj se, aktualisht numri i
grave në administrën e SIGAL UNIQA e ka tejkaluar atë të burrave duke përbërë 51.3%
të totalit.
Ndërsa në nivel menaxherial numri i tyre arrin në rreth 42% me premisa për tu rritur
akoma më tej në të ardhmen. Ne besojmë fort se, barazia gjinore nuk është vetëm një
impenjim moral për kompaninë, por edhe një strategji biznesi.
Duke nxitur një vend pune të larmishëm dhe gjithëpërfshirës, ku gratë kanë mundësi të
barabarta për tu rritur profesionalisht, ne jo vetëm që po bëjmë gjënë e duhur, por
gjithashtu nxisim kreativitetin dhe rritje të qëndrueshme për kompaninë tonë në veçanti
dhe shoqërinë në tërësi”, u shpreh ndër të tjera ai.
Z.Ponari shtoi më tej se, praktikat e qeverisjes koorporative të SIGAL UNIQA bazohen
në standardet ndërkombëtare dhe udhëhiqen nga vlerat për të cilat Grupi është zotuar,
në mënyrë që të garantojnë drejtësi dhe qëndrueshmëri në të gjitha hapat e ndërmarrë.
Përfaqësuesi i “UN Women” në Shqipëri, Michele Ribotta, u shpreh i kënaqur për
takimin me drejtues të kompanisë ndërsa i falenderoi këta të fundit për faktin se Parimet
e Fuqizimit të Grave janë pjesë përbërëse e vlerave të SIGAL UNIQA dhe se ato
zbatohen në punën e përditshme të kompanisë, në të trija shtetet ku ajo operon,
Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Parimet e Fuqizimit të Grave ofrojnë një mundësi për SIGAL UNIQA dhe sektorin
financiar në Shqipëri për të udhëhequr me shembuj në promovimin e fuqizimit të grave
në ekonomi. Kur gratë kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunitetit të tyre, në
fund të fundit përfitojnë të dyja gjinitë dhe shoqëria në përgjithësi”, tha ndër të tjera
Ribotta.
Më pas z.Ponari dhe z.Ribotta firmosën edhe “Parimet e Fuqizimit të Grave” me SIGAL
UNIQA që bëhet e para kompani sigurimi që ndërmerr një hap të tillë.
“SIGAL UNIQA Group Austria”, një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në
rajon
E themeluar më 22 Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007,
ajo operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8
kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond
Pensioni.
Falë strategjisë së tij “par excellence”, modelit të biznesit, menaxhimit financiar dhe
stafit gjithmonë të përzgjedhur me kujdes, SIGAL UNIQA është rritur vit pas viti duke
arritur sot një pozicion dominues në treg, duke e udhëhequr atë me rreth 30% të tij.
Sot, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat
e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në
Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standarte tërësisht
evropiane.
Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë,
përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të “SIGAL UNIQA Group Austria”.
Ndaj dhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth 1.2 milionë klientë
vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe
pensionin privat.
Web: www.sigal.com.al
E-mail: info@uniqa.al
Whatsapp: 068 60 62 829