Politike
Takimi në Kosovë/ Rama pritet nga Osmani, ja detaji që u vu re
Kryeministri Edi Rama ka arritur në Presidencën e Kosovës ku u prit nga Presidentja Osmani. Kjo vizitë e tij në Kosovë është në kuadër të turit në vendet e Ballkanit, të cilin e nisi sot.
Nga takimi me Osmanin, mediave u lejua të marrin vetëm pamje.
Rama pas Osmanit do të takohet me kryeparlamentarin Konjufca, por ende nuk ka një konfirmim nëse do të ketë takim me homologun e tij Albin Kurti.