Bota
Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Trump thur lavde për Zelenskyn: Lider i fortë, ka kaluar shumë
Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti amerikan Donald Trump, ku po zhvillojnë bisedime për situatën në Ukrainë. Takimi u hap me fjalët e Trump, që e cilësoi si një nder praninë e Zelenskyy-t dhe e përshkroi atë si një lider shumë i fortë që ka kaluar shumë.
Trump gjithashtu deklaroi se gjatë takimit do të diskutohej telefonata që ai zhvilloi një ditë më parë me presidentin rus Vladimir Putin, si dhe samiti i planifikuar mes tyre që pritet të mbahet në Hungari.
“Mendoj se gjërat po ecin mjaft mirë. Duam të shohim nëse mund ta realizojmë këtë, pas disa udhëzimeve që u diskutuan gjatë takimit në Alaska,” tha Trump.
Ndërkohë presidenti ukrainas falënderoi mikpritësit dhe e uroi Trump për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza. Ai gjithashtu bëri të ditur se ka zhvilluar takime me disa kompani energjetike amerikane që janë të gatshme të investojnë në Ukrainë sapo të përfundojë lufta. Para se të kalonin në pyetjet nga gazetarët, Trump komplimentoi Zelenskyy-n për “xhaketën shumë me stil” që kishte veshur.
“Mendoj se me ndihmën tuaj mund ta përfundojmë këtë luftë,” u shpreh Zelensky, duke shtuar se Rusia nuk po arrin shumë suksese në fushën e betejës