Connect with us

Bota

“Takimi Trump-Zelensky, i inskenuar”/ Ish-ambasadori shqiptar në SHBA: Iu kërkua të mos…

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Roland Bimo, ka analizuar takimin e tensionuar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale, një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e botës.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, Bimo tha se ky takim ishte i inskenuar dhe se Zelensky doli jashtë skenarit duke ngritur temën e garancive të sigurisë për nxjerrjen e mineraleve në Ukrainë, një çështje që administrata amerikane kishte vendosur ta shmangte.

“Sipas deklaratave të zyrtarëve të tjerë si Sekretari i Thesarit dhe ai i Shtetit, duket se i gjithë takimi ishte i planifikuar për qëllime të ndryshme. Zelensky tentoi të kapë audiencën amerikane me një çështje që ai e konsideron të drejtë, por presidenti Trump, si mjeshtër i televizionit, e menaxhoi situatën në mënyrën e tij,” tha Bimo.

Ai shtoi se presidenti amerikan ka ndjekur një qasje pragmatike në raport me Rusinë, duke preferuar bashkëpunimin për të shmangur një konfrontim të madh ushtarak.

 

 

“Takimi mes Trump dhe Zelenskyt ka lënë gjurmë në opinionin publik në perëndim, ndërsa komentet në pjesën tjetër mbeten të ndryshme. Po të analizosh më thellë domethënien e takimit, dhe të nisemi nga shumë deklarata të funksionarëve të tjerë si sekretari i thesarit, ai i shtetit, etj rezulton se gjithë takimi ka qenë i inskenuar për qëllime të ndryshme. Zelenskyt i është kërkuar gjatë takimit që të mos ngrejë temën e garancive të sigurisë për nxjerrën e mineraleve në Ukrainë.

Në një fare mënyre Zelensky doli jashtë këtij skenari. Sekretari i Thesarit ka qenë në Ukrainë për marrëveshjen e nxjerrjeve të mineraleve. Zelensky duket se është përpjekur të kapërceje Trump dhe është përpjekur të kapë audiencën amerikane për një çështje që ai e konsideron të drejtë. Por mjeshtri i televizionit në atë dhomë ishte zoti Trump që menaxhoi situatën në mënyrën e tij. Trump ka zgjedhur të bashkëpunojë me rusët sesa të konfrontohet me ta duke shmangur luftën bërthamore në botë”, tha ai.

Advertisement