Connect with us

Shkrime

Taktika e Vuçiçit/ Profesor Bytyçi tregon dhe jep detaje të pazbuluara

Në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, një marrëveshje finale duket shumë larg të ndodhë. Së fundmi është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti serb, nuk po e nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit, me qëllim që sipas tij, ta lërë të hapur mundësinë për t’u kthyer në Kosovë, kurse Aleksandër Vuçiç ka thekuar se Prishtina duhet të zbatojë marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në lidhje me këtë situate ka folur profesori universitar Enver Bytyçi, i cili përmendi marrëveshjen në Ohër që nuk u nënshkrua në pala serbe, edhe pse  Albin Kurti ishte i gatshëm për nënshkrim.

“Le të kujtojmë përgjigjejen asokohe të dhënë nga ana e kryetarit të shtetit serb, kur tha se “Dorën e djathtë e kam të sëmurë edhe për katër vitet e ardhshme”. Ajo ishte një tallje cinike me dokumantat e Brukselit por edhe me ndërmjetësit e pranishëm, Borrell, Jajçak dhe Escobar. Më kujdohet se në Ohër ishte i pranishëm edhe Aleks Sorosi. Nuk e di pse! Dhe nuk dihet nëse kishte ardhur ta inkurajonte ose jo Aleksandër Vuçiçin në refuzimin e tij për nënshkrim” – u shpreh Bytyçi duke shtuar se konfirmimi që Borrell mori nga 227 kryetarët e shteteve dhe kryministrëve të BE-së, nuk vlen është vetëm lëvizje hipokrite.

“Vuçiç nuk e nënshkruan marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, pasi ai e di se nënshkrimi është obligim, premtimi nuk është obligim. Madje premtimi është një gënjeshtër serbe e radhës për arsye “patriotike”. Presidenti serb është duke fituar kohë, në protje të Godosë ose të Uliksit. Pra në pritje të një kohe më të mirë e më të favorshme për Serbinë e Rusinë” – ka theksuar profesori i njohur.

“Nëse vjen ajo kohë, Vuçiç synon të rivendosë sovranitetin serb mbi Kosovën. Këtë taktikë ka ndjekur ai qëkur bashkë me Milosheviçin aranzhuan ndërhyrjen e forcave ruse dhe pushtimin prej tyre të aeroportit të Prishtinës më 10-11 qershor 1999. Ata nënshkruan në Kumanovë të largohen prej Kosove. Por ndërkohë i kërkuan Rusisë të zevendësonte trupat serbe me trupat e saj në Kosovë. Besoj se ju kujtohet kjo tentativë për ta ruajtur Kosovën nën sovranitetin e Serbisë, edhe pse nënshkruan kapitullimin në Kumanovë” – tregoi Enver Bytyçi

Kërkesa e profesorit është që Kosova të mos lëshoj asnjë milimetër territor dhe sovranitet.

“Kjo vlen edhe për përdorimin e dinarit serb në Kosovë. Nëse miqtë dhe aleatët duan që shteti dhe institucionet e Kosovës të lëshojnë përkohësisht pjesë nga sovraniteti shtetëror, atëherë duhet një garanci minimale. Kjo garanci do të ishte që ta detyronin presidentin e Serbisë që të nënshkruante Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit. Pa nënshkrimin e këtyre dy dokumenteve dhe ratifikimin e tyre, Serbia nuk ka obligim për të respektuar sovranitetin shtetëror të Kosovës. Përsa kohë që ajo nuk është e gatshme ta respektojë këtë sovranitet, nuk mund të bëhet asnjë lëshim” – ka potencuar Bytyçi

Profesori tha gjithashtu që kërkesa e Albin Kurti që Vuçiç ta nënshkruajë  marrveshjen dhe aneksin e saj, i ndihmon më pas dialogut të brendshëm për të shkuar hap pas hapi në ushtrimin praktik të sovranitetit shtetëror.

“Ndryshe lëshimet do të shiheshin si dobësi dhe inkurajim i Beogradit për t’u rikthyer në Kosovë sërishmi si pushtues e dhunues” – deklaroi Bytyçi

Advertisement