Bota
Talebanët arrestojnë 5 gra, protestuan kundër ligjit…
Dhjetëra gra afgane të mbuluara me hixhabe kanë marshuar nëpër rrugët e Kabulit, me parulla në duar për të protestuar për ligjin, i cili i ndalon gratë të ndjekin universitetin. Talebanët kanë arrestuar pesë gra, të cilat po merrnin pjesë në një protestë në Kabul kundër ligjit të vendosur së fundmi.
Menjëherë pas vendimit për ndalimin e grave në universitet u zhvilluan protesta të shumta edhe në provincën Takhar.
Vajzat ishin të përjashtuara nga ndjekja e shkollës së mesme që pas rikthimit të talebanëve në pushtet vitin e kaluar, por së fundmi është dhënë edhe vendimit për gratë që ndjekin universitetet. Sipas këtij vendimi, ky ligj është në fuqi deri në një moment të dytë kur të gjendet një ambient më i përshtatshëm për gratë, sipas talebanëve.
Ligji i ri është zbatuar menjëherë nga ministri i arsimit të lartë, duke urdhëruar edhe universitetet publike dhe private që të ndalojnë gratë nga frekuentimi i tyre.
Një protestues ka njoftuar se “disa nga vajzat” ishin arrestuar, ndërsa është bërë e ditur se mosbindjes civile i janë përgjigjur edhe disa burra, ku rreth 50 profesorë meshkuj universitetesh kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre, ndërsa disa studentë meshkuj kanë refuzuar të futen në provime. Kujtojmë se pas marrjes së pushtetit në gusht të 2021, pas tërheqjes së ShBA-së nga vendi, talebanët kishin premtuar një rregull më të butë, megjithatë, islamistët e linjës së ashpër kanë vazhduar të zhvlerësojnë të drejtat dhe liritë e grave në vend.