Connect with us

Politike

Tallni by*** me shqiptarët, ku i ke njerëzit ti ore/ Debat i fortë mes Rakipit dhe Salianjit

Ervin Salianji, debatoi me Ylli Rakipin për aksionin e opozitës, e cila ka nisur “Foltoren 2” përpara Kryeministrisë.

Debati:

Ervin Salianji: Këta që fut vetë ai në burg thua ti?

Ylli Rakipi: Kë fut vetë? Të gjithë i fut Edi Rama?

Ervin Salianji: Po pse të marrësh Ilir Metën zvarrë…?

Ylli Rakipi: Edi Rama i fut të gjithë këta? Edi Rama ka ndezur belanë me këtë që ka krijuar vetë. Ka krijuar monstrën e Frankeshtajnit që ha të zotin tani.

Ervin Salianji: Kjo është narrativa e regjimit.

Ylli Rakipi: Po çfarë të të bëj qejfin ty me 10 veta që nxorre atje? Po narrativa jote çfarë është? 3 gjinitë, 72 gjinitë, tall bythën me popullin shqiptar ti?

Ervin Salianji: Cilët janë këta që kanë shkuar para drejtësisë pa dashur Edi Rama? Arben Ahmetaj që thotë Rama po të isha unë…

Ylli Rakipi: Arben Ahmetaj nuk është fare. Erion Veliaj…

Ervin Salianji: Ti mendon se drejtësia është e pavarur?

Ylli Rakipi: Nuk e fusin Ramën, nuk ndodh kjo në botë. Mirë merr 10 veta nxirri në pazar. Ore se nuk jemi fëmijë të na gënjeni.

Ervin Salianji: Pse e beson ti se drejtësia është e pavarur?

Ylli Rakipi: Berisha tha se shqiptarët në zgjedhjet lokale braktisën Ramën. Ai vetë nuk mori pjesë fare në zgjedhje…

Ergys Mërtiri: Po pse i fut Rama në burg të vetët?

Ervin Salianji: Se do të mos ketë njeri ti bëjë hije.

Ylli Rakipi: Po ku i kishte njerëzit ti? Pse për filozof të kam thirrur unë ty? Unë të kam thirrur si njeri të rëndësishëm të PD-së. Ti ke ambicie të marrësh PD?

Ervin Salianji: Ky është diskutim tjetër.

"Tallni by*** ju me shqiptarët me 72 gjinitë!"/ Debat i

Advertisement