Kronike
‘Talo Çela më rrethoi me tre makina’
Talo Çela dhe Nuredin Dumani kanë marrë pjesë bashkë në shumë krime sipas dëshmisë së këtij të fundit nën statusin e të penduarit, por sëfundmi ata i kishin prishur marrëdhëniet me njeri-tjetrin duke u kthyer në armiq të betuar.
Të dy ata ishin betuar se do ta vrisnin njeri-tjetrin, ndërsa Nuredin Dumani kishte nisur gjuetinë ndaj Çelës fill pas vrasjes së shokut të tij Klevis Kapllani në shtator 2020 në Rrogozhinë.
Fill pas kësaj, Dumani i vrau Talo Çelës të vëllanë në Elbasan, ndërsa filloi edhe të kërkojë se ku mund të fshihej ai në rrethinat e këtij qyteti.
Mësohet se Dumani e kishte mësuar deri diku bazën e Talo Çelës nisur edhe nga informacionet e marra nga policia e Elbasanit.
Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, ai kishte shkuar pranë kësaj baze më herët, por ishte ndjerë i kërcënuar nga persona që gjendeshin aty pranë pasi ata kishin mbushur automatikun.
Zona ku Nuredin Dumani e kishte pikasur Talo Çelën është ajo mes Çerikut dhe Elbasanit dhe pikërisht aty iu bë edhe atentat nga persona të lidhur me atë.
Ndër të tjera, Nuredin Dumani shprehet:
“… Teksa qëndroja në rrugën kur ikën në Cërrik, më janë afruar tre makina të tipit “Audi”, “Benz CLS” dhe një “BMW”.
Nga makina “BMW”,ka zbritur një person dhe më është afruar drejt vendit, ku unë po qëndroja i parkuar.
Këtij personi i kam dhënë një automatik kallashnikov, të cilin ja kisha sjellë si suvenir.
Të treja makinat më shikonin mua dhe aty kam ndjerë një parandjenjë të keqe.
Unë fillova të lëviz me mjet, duke hyrë tek kryqëzimi i Papërit, në rrugën e që të çon në Cërrik. Pasi pashë që të treja makinat ikën në drejtim të Cërrikut, lëviza direkt dhe unë. Por papritur më zuri rrugën një Benz me targa greke i vjetër “C Class” pa xhama të zinj…”.
“…Nuk jam afruar fare në drejtim të Benzit, pasi e kuptova që nuk ishte mirë puna.
Personat që ishin në makinë më bënë dhe foto me telefon dhe ikën. Sapo fillova të lëviz, për të ikur tek kthesa e Papërit dhe të largohesha në Fier, më ka dalë para një kamion dhe unë duhet të qëndroja STOP.
Unë po shikoja gjithmonë djathtas, pasi doja të shikoja nësë kishte makina të tjera aty në parkim si dhe nëse ishin makinat e tjera që po më vezhgonin. Por e humba vëmendjen nga krahu i majtë. Në sekondë dëgjova xhamat dhe breshëri automatiku. Kam kthyer kokën instiktivisht.
Pashë që ndaluan krismat. Kur ktheva kokën, pashë një makinë ngjyrë vishnjë “E Class”, nuk e pashë targën dhe pas shoferit ishin 2 gjuajtës që kishin kallashnikov në dorë, të cilët nuk kishin zbritur por kishin dritare të hapur.
Nuk i identifikova dot ata që kishin kallashnikovin, se kishin maskë. Por identifikova shumë mirë shoferin, ishte fiks ai që po kërkoja unë, Talo Çela. Duke e njohur strukturën e tij dhe mënyrën se si rrinte, jam i bindur që ishte ai.
Pastaj filluan breshëri, jam shtyrë nga krahu i djathtë dhe barkas kam prerë timonin për Peqin.
Jam përplas 2 herë, ato prap me vinin mbrapa në mënyrë të ç’rregullt. Makinës, ju çan gomat dhe i ikte drejtimi sa majtas dhe djathtas. Nga vendi i ngjarjes deri ku kam qëndruar është një distancë 150 deri në 200 metra.
Kapa kallashnikovin dhe zbrita, pasi e mbusha jam pozicionuar për të gjuajtur me armë gjuajtësit. Ata e panë këtë gjë, por nuk u afruan dhe unë s’kam qëlluar…”, thotë ai sipas OraNews.
Pas kësaj përballjeje me armë, Nuredin Dumani merr një plumb në shpinë dhe pastaj niset në shpejtësi në drejtim të Fierit, ku edhe u arrestua nga policia.
Dumani pranoi të flaës më pas duke treguar gjithçka që kishte bërë me Talo Çelën si edhe të tjerët.