Connect with us

Bota

‘Tani detyra jonë është…’/ Djali i Berlusconit mesazh mediave pas vdekjes së të atit

Pas vdekjes së të atit, Pier Silvio Berlusconi ka komunikuar një mesazh të rëndësishëm me grupin mediatik italian “Mediaset”.

Në këto ditë zie për median e themeluar nga ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, Pier thotë se e ndjente të nevojshme t’ju shkruante të gjithëve sepse e dinte sa të rëndësishëm ishin ata për të atin.

“Një njeri që dha kaq shumë. Ai ishte një njeri që dha dhe krijoi shumë”, është shprehur i biri, teksa shton ndër të tjera.

“Të dashur kolegë të Mediaset, ndjej nevojën t’ju shkruaj sepse e di sesa të rëndësishme e kishte që babai im që t’ju tregonte dashurinë dhe krenarinë e madhe që ka ndjerë gjithmonë për shoqërinë tonë dhe për të gjithë ne. Ai gjithmonë e ka konsideruar kompaninë tonë si krijesën e tij të dashur. Babai im, themeluesi ynë, ju ka dashur gjithmonë të gjithëve. Detyra jonë është të ndjekim gjurmët e tij”, është shprehur Pier.

Advertisement