Aktualitet
‘Tani jam nën presion’/ 27 kg mish pule me salmonë, ja çfarë deklaron pronari i kompanisë

Një tjetër skandal ka përfshirë vendin tonë në lidhje me mishin e importuar nga Brazili. Më 11 mars të këtij viti në portin e Durrësit janë futur 27.000 kg mish pule i importuar nga Brazili. Kjo ngarkesë mishi dyshohet se është hedhur në treg, pa pritur përgjigjen e analizave. Ndërkohë që kur kanë dalë analizat, është zbuluar që i gjithë mishi i importuar është i infektuar me bakterin e salmonelës.
Sipas raportimeve në media, kompania “diMal” ka importuar mish pule me salmonelë në vendin tonë. Edhe pse Autoritetet i Kontrollit të Ushqimit nuk e ka bërë me dije emrin e kompanisë, mësohet se bëhet fjalë për kompaninë në pronësi të Mondi Goxhas. Kompania është themeluar në vitin 2019 me synimin për të hyrë në tregjet e përpunimit të mishit dhe eksportit si Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, operon edhe në vendin tonë.
Zëri.ai ka mundur që të kontaktojë me pronarin e kompanisë, i cili e ka pranuar se malli (ajo që ka mbetur) me salmonelë është i porositur prej tij. Por shton se nuk di të thotë një shifër ekzakte sesa ka shitur në treg. Të vetmin koment për situatën e krijuar ka faktin që ndjehen nën presion.
“Kam shitur nga malli që ka ardhur i importuar, por nuk kam dijeni sesa. Tani jam nën presion”, ka thënë në një prononcim për Zëri-n, Mondi Goxha.
Ai nuk ka dhënë asnjë koment tjetër se përse ka shkelur “filozofinë” e kompanisë që ka ngritur. Në vitin 2023, ai u mor si shembull nga asokohe ministria e Bujqësisë, Frida Krifca. Në një postim në rrjetet e saj sociale ajo zbuloi se Goxha kishte përfituar nga programi i IPARD-it për të siguruar të ardhura shtesë për të krijuar fabrikën, tek e cila përpunohen edhe mishrat e infektuar që arrijnë të futen më pas edhe në treg.
Asokohe, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca e përmendi si shembull të një kompanie që merret të përpunimit të mishit me standardet më të mira dhe që garanton siguri ushqimore maksimale në treg dhe për eksport. Por me skandalin e zbuluar sot, eksporti është thjesht një fasasë ose ëndërr e biznesmenit që mishin e infektuar ka mundur që të gjejë rrugët për ta shitur vetëm në Shqipëri.
Goxhaj shprehej se në vitin 2019 aplikoi pranë AZHBR-së, për mbështetje nga IPARD, për ndërtimin e stabilimentit sipas të gjitha kritereve që vendosura nga programi IPARD II.
“Mbështetja e Programit IPARD ka qënë shumë e rëndësishm për kompaninë tonë”, thoshte ai.

