Connect with us

Kosova

Tani u DOGJ dhe mundësia e fundit, ndryshoi gjithçka, sipas Petritsch

Wolfgang Petritsch, diplomati austriak dhe ish-Emisari Special i Bashkimit Evropian (BE) për negociatat e paqes midis Kosovës dhe Serbisë që u zhvilluan në Paris të Francës (Rambouillet, 6 shkurt 1999), konsideroi se Konferenca ishte mundësia e fundit për Serbinë që ta mbante Kosovën brenda ish-Republikës Federale të Jugosllavisë.

Duke qenë se delegacioni kosovar e nënshkroi marrëveshjen për zgjidhje të përkohshme të konfliktit, kurse delegacioni serb e refuzoi, diplomati austriak theksoi se Serbia e shpërdoroi këtë “mundësi historike” për të pranuar një zgjidhje paqësore, duke detyruar aleatët e NATO-s të nisin fushatën e sulmeve ajrore më 24 mars 1999 ndaj ushtrisë dhe policisë serbe.

Unë besoj se ishte shansi i fundit për Serbinë që ta mbante Kosovën brenda kufijve dhe të shmangte ndërhyrjen e NATO. Lufta dhe mijëra të vdekur, ndryshuan rrënjësisht gjithë situatën dhe dobësuan pozicionin negociator të palës serbe” – kujtoi Petritsch, duke marrë për bazë Masakrën e Reçakut, ku njësitet policore serbe vranë e masakruan 45 shqiptarë.

Ndërhyrja ushtarake në Kosovë konsiderohet një ndër sukseset më të rëndësishme të NATO-s, përkundër se përbente rastin e parë që aleanca ndërmerrte një veprim ushtarak në territorin evropian. Wesley Clark, gjenerali amerikan dhe komandanti i përgjithshëm i forcave evropiane të NATO-s, udhëhoqi sulmet ajrore që zgjatën 78 ditë apo 2 muaj, 2 javë e 3 ditë.

Wolfgang Petritsch i cili ka qenë dikur, në vitin 2007, në këpucët e Miroslav Lajçak-ut, si ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se Brukseli duhet të veprojë me vendosmëri, sepse, në vlerësimin e tij, refuzimi i bisedimeve është sjellje e papranueshme.

Këto komente, Petritsch i ka bërë në një intervistë për median serbe me seli në Kosovë , duke komentuar refuzimin e kryenegociatorit të Kosovës, Bensik Bislimi, për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Lajçak, për të diskutuar për çështjen e dinarit.

“Qëndrimi im ndaj asaj mase, që më befasoi, është kritik. Besoj se çdo çështje e tillë, pavarësisht se sa legjitime eshte politikisht apo jo, duhet të diskutohet” – tha Petritsch.

Sipas diplomatit austriak, është e nevojshme të arrihet një marrëveshje me ata që preken me ndalimin e dinarit, në këtë rast komuniteti serb që jeton në Kosovë, “por edhe shqiptarët dhe të tjerët që marrin pensione serbe”.

“Kur dëgjova për këtë masë, thashë se nuk ishte një vendim i mençur politik i kryeministrit Albin Kurti, sepse besoj se ai rrit tensionet. Krijimi i pakuptimtë i një situate që rrit tensionet është diçka që duhet refuzuar”, beson ish emisari

Petriç ka vlerësuar se tani, teksa është miratuar vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet gjetur një zgjidhje tranzitore, një rrugë kompromisi.

Ai tha se nuk di se çfarë po mendohet në Bruksel për këtë çështje, por nuk ka asnjë dyshim se duhet të veprohet me vendosmëri, pasi sic u shpreh ai, “Refuzimi i bisedimeve është një qëndrim i papranueshëm”.

Advertisement