Rajon
Tavani i banesës ku punonte e zuri poshtë, humb jetën 19-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Santorinit, ku një i ri shqiptar vetëm 19-vjeç ka humbur jetën teksa po punonte.
Mediat greke shkruajnë se 19-vjeçari shqiptar humbi jetën pasi tavani i një ndërtese u shemb mbi të, ndërsa ai po punonte në një pronë të tipit shpellë në Imerovigli. Ngjarja rikthen në vëmendje kushtet e pasigurta të punës në sektorin e ndërtimit.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa tashmë janë arrestuar pronari i objektit dhe përgjegjësi i punimeve. Ngjarja nuk ka lidhje me ndonjë aktivitet sizmik, megjithëse Greqia ka përjetuar kohët e fundit tërmete të ndryshme.
Tragjedi të tilla ngrenë shqetësime për sigurinë në punë, veçanërisht për emigrantët që shpesh punojnë në kushte të vështira dhe me masa të pamjaftueshme mbrojtjeje.

