Aktualitet
Tayna “çmend” të gjithë me format bombastike (FOTO)
Reperja e dashur për publikun, Tayna, di gjithmonë se si të qëndrojë pranë fansave të saj të shumtë. Edhe tani që nuk ka mundësi që të realizojë koncerte për shkak të masave që janë marrë për parandalimin e Covid-19, ajo është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale.
Së fundmi, reperja ka ndarë në “Instagram” një video nga palestra ku shfaqet duke u ushtruar. Ajo çka bie në sy janë format e saj trupore, që duken tepër seksi.
Nga ana tjetër kujtojmë që projekti i fundit i Taynës është kënga ‘Qe Qe’, që deri më tani në “Youtube” ka arritur 18 milionë klikime.

