Connect with us

Pinknews

Tayna një model inspirimi me anë të një mesazhi që përcjell tek fansat, mos e krahasoni veten me askënd!

Tayna ka ndarë një mesazh të rëndësishëm për gratë dhe vajzat. Përmes një postimi në Instastory, reperja shkruan “Mos e krahasoni pamjen tuaj me gratë e tjera. Bukuria jote është unike dhe duket ta shikosh veten si gruan më të bukur në botë në mënyrën tënde, sepse ti je”.

Tayna ka treguar së fundmi se është një adhuruese e librave, dhe se lexon shumë libra frymëzues, të cilët e kanë ndihmuar shumë për të patur sa më shumë vetëbesim. Kujtojmë që reperja ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, pas thashethemeve se raportet mes saj dhe Dafina Zeqirit janë krisur.

Projekti i fundit i Dafinës “Zili Zili” thuhet se i dedikohet pikërisht Taynës, dhe duket se dy artistet më në zë të momentit i kanë bërë bye bye njëra-tjetrës, duke i dhënë fund kështu miqësisë mes tyre. Të paktën, kështu është spekuluar pas një freestyle që Tayna bëri në emisionin “Gjoni Black”.

“Ato nuk din me fol shqip wow, le mo me repovat” duke vazhduar më tej “dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo”m thotë ndër të tjera Tayna. Kaq ka mjaftuar që fansat të besojnë se kjo në fakt është një “diss” ndaj Dafinës dhe si një kundërpërgjigje nga këngës “Zili Zili”.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *