Politike
“Të bashkuar në betejë”, opozita mban sot protestën kombëtare, bllokohet Tirana
Sot në orën 20:00 në Tiranë do të mbahet protesta kombëtare e thirrur nga opozita pasi javë më parë.
Me moton “Të bashkuar në betejë”, opozita ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në këtë protestë kundër qeverisë Rama.
Dy kërkesat kryesore të kësaj protestë do të jenë një qeveri teknike dhe lirimi i kreu të PD, Sali Berisha, i cili prej fundit të dhjetorit vijon të qëndrojë me masën e sigurisë arrest në shtëpi.
Protesta e opozitës do të dominohet nga diskutime të personave që i përkasin shoqërisë civile si edhe botës së artit, por nuk do të mungojnë dhe fjalimit politike të Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Protesta pritet të jetë paqësore, por nuk përjashtohen aktet e mosbindjes civile.
Për këtë arsye edhe policia ka marrë masa të shumta për mbarëvajtjen e këtij tubimi që pritet të nisë në 20:00, por sipas asaj që tha në A2 CNN demokrati Klevis Balliu do të jenë qytetarët ata që vendosin mbylljen e saj.
Disa rrugë në qendër të kryeqytetit, ishin të bllokuara që në orët e para të mëngjesit, duke e orientuar trafikun në drejtime të ndryshme.