Connect with us

Aktualitet

Të bllokuar në godinën e përfshirë nga flakët në Lushnje, familjarët nuk përgjigjen në telefon

Vazhdon situata ende kaotike në goditën e qendrës tregtare në Lushnje.

Po përpiqen të nxjerrin njerëzit e bllokuar në qendrën tregtare por edhe në gjithë goditën 12-katëshe, ku ka edhe apartamente.

Nuk ka shifra të sakta se sa persona ka brenda në godinë dhe se si është gjendja e tyre.

Sipas gazetarit, gjendja është e rëndë ndërsa ka edhe familjarë që nuk përgjigjen në telefon.

Tymi ka përfshirë nga të gjitha anët ndërtesën. Në vendngjarje janë edhe forcat zjarrëfikëse të sigurisë kombëtare, të Kavajës dhe vendeve përreth.

Zjarrfikëset kanë ndërhyrë brenda godinës por vihet re mungesa e pajisjeve kundër zjarrit.

Godina fatkeqësisht nuk ka dalje emergjente.

Ata që kanë dalë po transportohen në spital.

Advertisement