Connect with us

Aktualitet

Të dua kur më duhesh/ Lutfi Haziri: LDK nuk është patericë e qeverisë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nëse kryeministri Albin Kurti dëshiron që të jetë në koalicion me opozitën përsa i përket dialogut me Serbinë, këtë gjë duhej ta kishte kërkuar që në takimet që ai ka patur me  të Dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe se ai nuk mund të pres nga partitë opozitare të ngrejnë dorën për gjithçka që ai thotë.

“Si LDK kemi qëndrim se Kurti është kryeministër i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës nuk mund të anashkalohet në diskutime dhe se ai ka për obligim zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel”  – tha Haziri teksa dhe theksoi se dialogu me Serbinë duhet te mbyllet me marrëveshje finale njohjen reciproke

Nënkryetari i LDK-së shtoi se ambasadat e huaja po organizojnë më shumë tryeza diskutimi për dialogun se sa Qeveria dhe se ata nuk janë patericë e qeverisë

Advertisement